Flash News

KRYESORE

Video/ Të gjitha momentet e Aulona Mustës që sheh me ‘inat’ Soni Malajn në finalen e DWST

Video/ Të gjitha momentet e Aulona Mustës që sheh me
Mbrëmjen e djeshme është transmetuar finalja e madhe e ‘Dancing With the Stars Albania’ në Vizion Plus. Në finalen e këtij edicioni shkuan 6 konkurrentë, Amos Zaharia, Kristi, Landi Hysi, Viktor Zhusti, Aulona Musta dhe Soni Malaj. Që në puntatën e parë të këtij edicioni, që ishte një ripeshkim i vipave të edicioneve të kaluara, Soni Malaj me balerinin me të cilin ishte çift, Dion Gjinika,  shkëlqyen duke u pozicionuar në vend të parë. Soni dhe Dioni kanë punuar fort çdo javë për të sjellë performanca të përgatitura me përpikmëri dhe shumë të vështira teknikisht, aq sa vipat e tjerë, sidomos Kristi, shpesh herë bënte shaka duke iu drejtuar Dionit  “E duam Sonin të gjallë”. Puna e saj dhe paraqitja mjaft dinjitoze e bëri Sonin faktor në këtë garë kërcimi që në javët e para. Ajo po përkrahej dhe nga vetë konkurrentët, të cilët shprehnin admirimin për këngëtaren. Por, në një nga netët para finales, Ilir Shaqiri i bëri një vërejtje Sonit, dhe në një moment ai e krahason me Aulonën, duke e shprehur se preferenca e tij në atë natë ishte Aulona.  Dhe këtu nisi një krisje nga ana e Aulones, e cila më parë ishte shprehur se Soni është e preferuara e saj. Soni u shpreh se Iliri duhet të tregohet profesionist dhe jo të flasë me preferenca pasi për atë punë është në juri, por kjo nuk i pëlqeu Aulonës e cila ‘luftoi’ shumë për të qenë ajo fituesja e kësaj gare. Disa video në Instagram që ironizonin përkrahësit e Sonit nga ana e jurisë dhe angazhimi i familjes dhe fansave, tregoi se Aulona e kishte shumë seriozisht që donte të ‘mposhte’ Sonin, më shumë sesa të fitonte për qejfin e saj.
Ndërkohë, mbrëmë në finale, kamera ka fokusuar vazhdimisht disa nga mimikat e Aulonës kur Soni komplimentohej, kritikohej apo dhe penalizohej. Në videon e parë, shihet Soni teksa perfomon e vetme disiplinen që i ishte caktuar, dhe nëse shikoni me vëmendje gjatë gjithë performances saj, Aulona e sheh Sonin me inat. (në videon e mëposhtme). Momenti i dytë ishte kur Soni konkurroi me ‘kalin e betejës’, performancë e cila ishte ndryshuar paksa nga Dioni dhe për këtë u penalizuan. Dhe Aulona, në gold-room, bërtet e gëzon  kur Iliri bën vërejtje për ndryshimin e kërcimit. Kur Soni shpëton, Aulona duket se nuk është shumë e kënaqur, fytyra e saj e tregon sërish. Një tjetër moment është kur Juli në shaka e sipër tregon se personi që po bërtet më shumë në radhët e publikut është tezja e Sonit. Dhe në këtë moment Soni reagon për herë të parë pas gjithë ‘trysnisë’ së akumuluar nga Aulona dhe mbështetësit e saj në publik që reagonin pas çdo performance të Sonit. Këngëtarja u shpreh se të paktën tezja e saj përkrah dhe mbështet të gjithë dhe nuk bën “uuu”, duke iu referuar miqve të Aulonës në publik. Gjithashtu dhe në komunikimin e fitores  së DWST, Aulona dhe Soni nuk u përshëndetën fare duke treguar kështu se marrëdhënia e tyre është krisur.

Të fundit