Flash News

KRYESORE

Video/ “Të mos i lëmë fëmijët tanë vetëm”, Lulzim Basha thirrje gjithë qytetarëve

Video/  “Të mos i lëmë fëmijët tanë

Studentë por dhe gjimnazistë, prindër e gjyshër, prej ditësh po protestojnë për plotësimin e tet ëkërkesave të tyre për Arsimin e Lartë.

Deri më tani ata kërkesa nuk janë plotësuar, pasi kryeministri Edi Rama u kërkon studentëve të dialogojnë.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në shi, nga protesta e banorëve të “Astirit” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve, pasi “nuk mund t’i lënë fëmijët vetëm”.

“Të gjithë mbështetësve të opozitës, të partive të tjera opozitare të dalin në mbështetje të studentëve. Edi Rama po luan me fatin e tyre, me shëndetin e tyre. Të mos i lëmë fëmijët vetëm. I drejtohem gjithë qytetarëve që të bashkohen me kërkesën e studentëve. Edhe partia demokratike prej tre vitesh kërkon shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë...”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ndërkohë të rinjtë po vijojnë protestën para kryeministrisë, edhe pse kushtet e motit nuk janë aspak në favor të tyre.

Të fundit