Flash News

KRYESORE

Video/ Tension në Kuvend midis Sali Berishës dhe Sandër Lleshajt

Video/ Tension në Kuvend midis Sali Berishës dhe Sandër Lleshajt

Seanca plenare e Parlamentit është shoqëruar me përplasje midis opozitës dhe qeverisë. Pas replikave që shkëmbeu me kryeopozitarin Lulzim Basha, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përplas me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shkak u bë ngjarja e Kavajës dhe akuza e opozitës se policia ka fshehur abuzimin me vajzën e mitur.

Ministri Lleshaj mohoi akuzën dhe deklaroi se policia ka reaguar që në momentin e parë që ishte njohur me ngjarjen, por kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Berishës, i cili bërtiste nga vendi: “Turp, turp. Kriminel.”

“Mua më thua kriminel? Unë i kam duart e bardha, nuk i kam të skuqura”, replikoi ministri nga foltorja.

Replikat në Kuvend/ Lleshaj-Bashës: Mos më drejto gishtin, ke varë 4 njerëz. Kryeopozitari: Janë teza të Ramës

Mesazhi i Berishës në hyrje të Kuvendit shtang gazetarët: A keni frikë se do keni fatin e Jamal Khashoggi? 

Të fundit