Flash News

KRYESORE

Video/ Tension në Shkodër, policia përplaset fizikisht me përfaqësuesit e PD për lirimin e KZAZ-së

Video/ Tension në Shkodër, policia përplaset fizikisht me

Është shoqëruar me tension dhe përplasje fizike kërkesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për lirimin e KZAZ-ve, në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Siç duket në video, policia ka tentuar të hyjë në KZAZ nr.2 në Pallatin e Sportit në Shkodër, për të përgatitur infrastrukturën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit,pavarësisht dekretit të presidentit, ndërsa përfaqësues të PD nuk i kanë lejuar. Për këtë arsye, mes tyre ka patur veç debateve, edhe përplasje fizike.

Ish-deputeti, Bardh Spahia  ishte një ndër personat që u përplas me policinë, për të kundërshtuar procesin zgjedhor, i cili në të shumtën e bashkive ka vetëm nga një kandidat të PS dhe pa rival.

Më herët, kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve të KZAZ-ve në Shkodër.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-17-at-12.16.35.mp4"][/video]

Të fundit