Flash News

KRYESORE

Video/ Tentuan të trembnin Renaton, por ajo që "e hëngri" është Jonida

Në emisionin "Soirée" sonte tema do të jetë e dedikuar për festën e "Halloween". Gjatë emisionit, bashkë me të ftuarit do flitet për këtë temë dhe vazhdimisht do shfaqen imazhe të frikshme. Pavarësisht se moderatorja e emisionit,  Jonida Shehu ka qenë në dijeni, ajo është trembur edhe pse rrengu ka qenë i përgatitur për shefin e kuzhinës, Renato Mekollin. Në një video që ajo vetë e ka postuar në Instagram, shkruan: “Kështu na gjeti Halloween në Soirée. Këtë shpërthimin e kishim programuar për të trembur Renato Mekollin dhe unë kisha qenë në prova (isha në dijeni të plotë) dhe për pak vdiqa nga frika. A u tremb Renato ?? Shihemi ne darke ne ora 21:00 se pervec reagimit te Renatos ka edhe shume surpriza te tjera.”

Të fundit