Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Teuta mposht 2-1 Tiranën dhe çon Superkupën në Durrës

VIDEO/ Teuta mposht 2-1 Tiranën dhe çon Superkupën në

Teuta është fituesja e Superkupës së Shqipërisë pasi ka arritur të triumfojë me rezultat 2-1 përballë Tiranës në "Elbasan Arena", duke e fituar për herë të parë këtë trofe.

Durrsakët kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës që në fraksionin e parë të lojës me Rubin Hebaj në minutën e 22′ dhe 33′ të takimit, duke u kthyer në një hero për "Djemtë e Detit".

Durrsakët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 66-të pas daljes së Renato Arapit me dy kartona të verdhë. Kryeqytetasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e '75 me Vrapin, por arritur të bëjnë diçka më shumë.

Tashmë, Teuta do të përqëndrohet ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Europës në 17 shtator kundër Granadës.

https://streamable.com/ylb8g5

https://streamable.com/2pufyt

https://streamable.com/e5wzc4

 

Të fundit