Flash News

KRYESORE

Video/ Tom Doshit i thyhet karrigia në Parlament, ndërhyn Ruçi

Video/ Tom Doshit i thyhet karrigia në Parlament, ndërhyn Ruçi

Ndërsa në seancë po diskutohej për paketën anti-shpifje të parashikuar për miratim sot në Kuvend, në sallë është shënuar një incident me deputetin Tom Doshi.

Mediat e pranishme në Kuvend kanë fiksuar momentin kur deputetit i është thyer karrigia. Ky fakt është evidentuar nga deputetja Rudina Hajdari, pasi pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur i kërkoi Doshit të ulej në vend ose të dilte jashtë.

Ai ka treguar nga vendi se i është thyer karrigia dhe për këtë ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke urdhëruar nga shërbimi i Kuvendit që të zëvendësohet karrigia e dëmtuar.

Video nga Report tv:

Të fundit