Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Trump debaton me gazetarin për maskën: Duhet ta heqësh, të lutem!

VIDEO/ Trump debaton me gazetarin për maskën: Duhet ta heqësh,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është ndoshta ndër të paktët liderë botërorë që nuk ka vendosur me detyrim mbajtjen e maskës në këtë kohë pandemie të COVID-19, dhe vetë është shfaqur vetëm një herë me maskë në publik.

Së fundmi, kreu i ShBA-ve është përfshirë në një debat me një gazetar i "Reuters", për shkak të maskës që ky i fundit mbante në fytyrë si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

“Duhet ta heqësh maskën, të lutem! Mund ta heqësh. Sa metra larg je?”, iu drejtua Trump gazetarit të "Reuters", Jeff Mason.

Gazetari refuzoi duke i thënë se mund të fliste me zë më të lartë që të dëgjohej, por presidenti amerikan shtoi: “Në rregull, nëse nuk e heq, të del zëri i mbytur, kështu që nëse e heq do të ishte shumë më lehtë”. Në fund, gazetari nuk iu bind urdhërit të Trumpit.

Por edhe pse u pajtua me vendimin e gazetarit të "Reuters", Trump përgëzoi një tjetër gazetar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, i cili hoqi maskën në momentin që do të bënte pyetjen.

https://youtu.be/3en1Lo_xXio

Të fundit