Flash News

KRYESORE

Video/ Trump ‘eliminon’ kundërshtarët e tij në ‘kishën e fake news’

Gjatë takimit të mbështetësve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në një prej resorteve të tij në Miami, është shfaqur një video-montazh ku Trump godet të gjithë kundërshtarët e tij në politikë dhe media.

Neë York Times raporton se video tregon  një pjesë nga filmi ‘King’s Man’ ku Trump është në ‘rolin’ e një agjenti sekret që godet kundërshtarët e tij në një kishë.

Në rolin e shënjestrës së presidentit amerikan ndër të tjera janë edhe CNN, Politico, BBC, The Guardian, Hillary Clinton, senatori John Mçain, Bernie Sanders, Barack Obama dhe të tjerë personazhe brenda ‘kishës së fake neës’.

Video është krijuar nga një kanal në youtube që është pro presidentit Trump dhe prej kohësh prodhon materiale që mbështesin presidentin e 45-të të Amerikës.

https://www.youtube.com/watch?v=SUfyrlhyQv0

Të fundit