Flash News

KRYESORE

Video/ Tsunami dhe tërmetet godasin Indonezinë, raportohet për 384 viktima

Sutopo Purwo Nugroho, drejtues i Bordit për Menaxhimin e Krizave në Indonezi, ka njoftuar se ka arritur në 384 numri i viktimave nga tsunami dhe tërmetet që kanë goditur vendin gjatë orëve të fundit. Me qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i të zhdukurve vijon të jetë i lartë, çka paraqet rrezik për rritjen e numrit të viktimave.

Ishulli Sulawesi u godit nga një tërmet me magnitutë 7.5, që u pasua me një tsunami në qytetin e Palu.

Me qindra persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që autoritetet po përpiqen t’i vijnë në ndihmë të prekurve nga katastrofa.

Të fundit