Flash News

KRYESORE

Video/ Turisti nga Kosova: U detyrova të firmosë sikur e gjeta telefonin e vjedhur

Video/ Turisti nga Kosova: U detyrova të firmosë sikur e gjeta

Turisti nga Kosova, që iu vodh telefoni teksa pushonte në Durrës ka dhënë disa detaje në një intervistë për Klan Kosova. Mensur Hyseni pretendon se jo vetëm që është shpërfillur nga policia, por se është kërcënuar prej tyre, duke e detyruar të firmosë një dokument, ku pranonte se e ka gjetur telefonin e humbur.

“Mendohuni mirë ku e leni lënë telefonin. Nëse del kallëzim i rremë, atëherë do të shkoni në burg”, dëgjohet duke thënë polici. Rastin e ka denoncuar edhe tek autoritetet në Kosovë, të cilat e kanë njoftuar se do t’ia referojnë çështjen policisë së Shqipërisë.

Për ngjarjen reagoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ari Veliu duke marrë masën disiplinore të pezullimit nga puna për policin, protagonist të kërcënimit.

Të fundit