Flash News

KRYESORE

Video: TURP HISTORIK! Milani shpërfytyrohet nga Atalanta e Gjimshitit

Video: TURP HISTORIK! Milani shpërfytyrohet nga Atalanta e Gjimshitit

Milani humbi me rezultatin 5-0 në transfertë kundër Atalantës. Vendasit dominuan gjithçka dhe shkatërruan skuadrën e Piolit që ishte inekzistente në fushën e lojës.

Takimi gjeti vendasit në sulm që në minutat e para, ndërsa "Djalli" ishte rreshtuar mbrapa në formacion mbrojtës. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Papu Gomez. Sulmuesi i Milanit shfrytëzoi në minutën e 10' një përgjumje të mbrojtjes dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa furia e vendasve filloi në të dytën. Milani rezistoi deri në minutën e 61' dhe nisi shpërfytyrimi.

Pasalic dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Ilicic shfrytëzoi trondijen e miqve dy minuta më pas. I njëjti autor realizoi dhe golin e katërt me një goditje fantastike nga distanca për 4-0. Donnarumma mbeti i palëvizur.

Atalanta nuk e ndali vrullin aty, pasi ishte Muriel në minutën e 83' që i dhuroi ekipit të tij fitoren e madhe për 5-0. Një turp i madh për skuadrën e Milanit që ka humbur dinjitetin.

Të fundit