Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Video/ “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time”, fjala e dorëheqjes së kancelarit Sebastian Kurz
Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të permbushur egon time. Erdha për të dhënë ndihmesë për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërrase zgjedhje të parakohshme", kështu u shpreh kancelari austriak, Sebastian Kurz para mediave pak minuta më parë.
Dorëheqja e tij vjen 18 orë pas publikimit të një video-skandali ku Zëvendës Kancelari austriak, Heinz-Christian Strache shfaq gatishmërinë për t’i siguruar një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ).
Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare. Në zgjedhjet e fundit, FPÖ-ja arriti 26 % të votave dhe u bashkua në një koalicion paselektoral me ÖVP-në.
Pas publikimit të videos, zëvendëskancelari Strache paraqiti dorëheqjen para Sebastian Kurz, drejtues i partisë konservatore, ÖVP-së.
Videoja që u shpërnda nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë.