Flash News

KRYESORE

Video: United ndalet nga Evertoni, Wolves trondit Mourinhon

Video: United ndalet nga Evertoni, Wolves trondit Mourinhon

Evertoni ka ndalur në barazim ekipin e Manchester United me rezultatin 1-1. Kryesfida e kësaj jave në Angli është shoqëruar me gabimet e portierëve De Gea dhe Pickford.

Vendasit kalojnë në avantazh që në minutën e 3' pas një pasigurie të portierit spanjoll. Ai gjuajti keq topin duke e përplasur në këmbët e Calvert-Lewin dhe e pa në rrjetë. Goli i United erdhi nga Bruno Fernandez. Portugezi gjuajti fort në të 31' dhe pas një gabimi të Pickford përshëndeti rrjetën për 1-1.

Sfida ndërmjet Tottenhamit dhe Wolves dhuroi më shumë emocione. "Ujqërit" fituan në shtëpinë e "Spursave" me rezultatin 2-3. Ishte ekipi i Mourinhos që mbylli pjesën e parë 2-1, por golat e Jotës dhe Jimenez në të dytën vendosën rezultatin.

Të fundit