VIDEO: United për turp, është 2 pikë larg rrëzimit nga kategoria

Manchester United po shkon nga shiu në breshër. Skuadra e “Djajve të kuq” sot u mposht 1-0 nga Newcastle United falë golit të Longstaff dhe ky është një turp i madh për emrin e madh që ka klubi.

Nuk është vetëm ky rezultat, por disa, sepse djemtë e teknikut Ole Gunnar Solskjaer kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit. Vendasit sot kishin mundësi më të mira dhe realisht e merituan fitoren, që do të thotë se United nuk ka më alibi.

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Harry Maguire, qe i vetmi lojtar i cili iu afrua golit për United-in. Pas kësaj gafe të radhës, pritet që në “Old Trafford” të merren masa. Mbase Solskjaer nuk do të ketë më besimin e drejtuesve dhe mund të vijë shkarkimi i radhës.

United tani e sheh veten vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë. E paimagjinueshme!