Flash News

KRYESORE

Video/ Uragani Dorian, humbin jetën të paktën 20 persona

Video/ Uragani Dorian, humbin jetën të paktën 20 persona

Uragani Dorian ka goditur Ishujt Bahamas, dhe po konsiderohet si një nga më të fuqishmit që ka goditur këtë vend ndonjëherë.

Deri tani, autoritetet kanë konfirmuar se kanë humbur jetën të paktën 20 persona dhe se ekziston mundësia që bilanci të vijojë të rritet në orët në vijim.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Dwayne Sands, ekipet emergjente janë në terren për të kërkuar të mbijetuarit që kanë ngecur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre, si pasojë e erës së fortë, që sot në është regjistruar me shpejtësi prej 170 kilometra në orë.

Pasojat e uraganit Dorian gjatë ditëve të fundit kanë sjellë pasoja shkatërruese për ishujt.

Të fundit