Një vajzë vetëm 6-vjeçe dhe që po lufton me kancerin ka emocionuar të gjithë teksa këndonte këngën “Fight Song”. Ajo quhet Anya Ottley dhe tregoi vendosmërinë e saj për të luftuar sëmundjen kur doli para të ftuarve gjatë një dasme të mikut të familjes dhe me shumë vetëbesim këndoi dhe performoi këngën hit të Rachel Platten, “Fight Song”.
Vogëlushja 6-vjeçare është diagnostikuar me kancer të veshkës në nëntor të vitit 2017.
“Na përloti të gjithëve me performancën e saj gjatë dasmës. Ishte fantastike ta shikoje atë, na bëri shumë krenare. Ajo pëlqen të këndojë dhe do që të argëtohet gjatë gjithë kohës”, -tregoi nëna e saj.
Discussion about this post