Flash News

KRYESORE

Video/ Vajza e vogël e Aurela Gaçes duke kënduar "Xhamadani vija vija"

Video/ Vajza e vogël e Aurela Gaçes duke kënduar
Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët, pikërisht se është një ndër të rrallat që këndon GJITHMONË live dhe jep shpirtin në skenë duke dhënë performancë absolute. Gjithashtu, Aurela dhe pse nga Vlora, i këndon të gjitha zhanret e të gjitha trevava e a krahinave shqiptare. Aurela është nënë e dy vajzave dhe vajzën e madhe, Grace, e kemi parë disa herë që edhe ka kënduar me të ëmën por edhe nëpër koncertet e saj, Aurela e ka angazhuar. Ndërsa të voglën, Abin, nuk e kishim dëgjuar teksa këndonte. Aurela ka postuar një video të së voglës teksa në mënyrën e saj i bie kitarës dhe këndon këngën "Xhamadani vija vija". Krahas videos, mami Aurela shkruan: “O gojëëmbla ime. Kitarën e kemi në vend të çiftelisë në këtë rast. Qërojmë manderina ndërkohë.”
Mesa duket dy vajzat e Aurelës e kanë të përcaktuar që tani drejtimin që do marrin kur të rriten. Me dy prindër muzikantë nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Të fundit