Flash News

KRYESORE

VIDEO: Valencia mposht Barcelonën, katalanasit nuk dinë ku kanë kokën

VIDEO: Valencia mposht Barcelonën, katalanasit nuk dinë ku kanë

Barcelona është mposhtur 2-0 nga Valencia në transfertë. Trajneri Setien e ka nisur si mos më keq këtë muaj të parë me skuadrën katalanase, sepse djemtë e tij nuk dinë se ku kanë kokën.

Vendësit ishin krejt pranë golit që në minutën e 12-të, kur Gomez pati shansin të kthente në gol një penallti kundër portierit Ter Stegen. Ai nuk ia arriti, por e korrigjoi gabimin me golin e tij në minutën e 48-të. Më saktë, ishte një autogol, sepse Jordi Alba ka devijuar topin.

Alba ka shënuar katër autogola në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër katalanas në shekullin e ri. Gomez shënoi edhe golin e dytë për Valencian, kësaj here 13 minuta para rënies së bilbilit, duke fiksuar shifrat në 2-0.

Kjo ishte humbja e parë e trajnerit të ri të Barcelonës, Setien, dhe njëkohësisht e para për Leo Messin me shokë në La Liga që nga nëntori i kaluar.

Të fundit