Flash News

KRYESORE

Video/ Veliaj shton masat e sigurisë, pas tentativës për ta spërkatur me bojë

Video/ Veliaj shton masat e sigurisë, pas tentativës për ta

Kryebashkiaku Veliaj ka shtuar masat e sigurisë, pas tentativavës së djeshme, ku dy të rinjë tentuan ta spërkasin me bojë. Kjo u vu re ne një aktivitet, ku ai shoqërohej së bashku me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.

Truprojat ishin urdhëruar të mos lejonin asnjë person t’i afrohej kryebashkiakut, madje as qytetarët kureshtar. Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Facebook’. "Nje tabor policie e shoqeron Lal Plehun e terrorizuar nga paniku dhe frika. Shikoni videon", shkruan ai.

Nuk është hera e parë që ka tentativa për te sulmuar Veliajn, teksa vitin e kaluar ai u qëllua me vezë nga disa të rinjë teksa po merrte pjesë në një diskutim me artistët per çeshtjen e 'Teatrit Kombetar' ne hotelin 'Plaza'

Të fundit