Flash News

KRYESORE

Video/ Vëllezërit Lleshi i këndojnë koronavirusit

Video/ Vëllezërit Lleshi i këndojnë koronavirusit

Për ta zbutur pak situatën e panikut për koronavirusit, vëllezërit Lleshi të cilët shpesh bëjnë këngë me tekste të goditura edhe për qeverinë i kanë thurrur disa vargje edhe Codiv-19.

Mes ironisë dhe humorit në vargjet e këngës thuhet:

“Hej, ashtu si Mao Ce Duni na ka ardhur virusi i fundit

Na ka ardh virus corona

S’po na hyn në anët tona

Me virusin kemi punë, i lajmë duart me sapun

...

Rri në shpi e hap televizor

Analistë e gazetarë në ekrane flasin

Nëpër studio, krejt virusit ja lenë fajin

Ju o popull me traditë,

I keni zemrat si çeliku

Dhe ksaj here si gjithmonë e këtë luftë do ta fitojmë

Ik virus e futja vrapit"

Kujtojmë se vëllezërit Lleshi kanë bërë vargje edhe për kryeministrin Rama duke e kritikuar përmes humorit për vendosjen e gjobave në fillim të qeverisjes.

[video width="398" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/03/Vellezerit-Lleshi-kenge-per-coronavirusin.mp4"][/video]

Të fundit