Flash News

KRYESORE

Video/ Veterinerët kthejnë në jetë macen e ngrirë

Video/ Veterinerët kthejnë në jetë macen e ngrirë

Veterinerët kanë kthyer në jetë macen e ngrirë Fluffy, e cila u gjet e ngrirë dhe pa ndjenja në një mal me dëborë.

Macja Fluffy, që jeton në Kalispell, Montana me pronarët e saj, u gjet të enjten e kaluar kur qyteti ishte “ngrirë” i gjithi nga temperaturat shumë të ulëta.

Dr. Jevon Clark, i cili punon në klinikë kujtoi se kur i çuan macen, ishte aq e ftohtë sa nuk regjistrohej temperatura e saj në termometër.

“Macet zakonisht duhet të kenë një temperaturë prej rreth 38 gradë”, shpjegoi doktori.

Pasi përdorën ujë të nxehtë dhe batanije për dy orë, macja arriti të shfaqte shenja jete. Tani është përmirësuar tërësisht dhe është dërguar në shtëpi për të shijuar jetën me pronarët.

Të fundit