Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Video/ Vëzhgimi më dron; ZDF zbulon plantacionin me hashash në zonën e banuar
Televizioni i njohur gjerman, ZDF publikoi sot një dokumentar, me titull “Shqipëria nën kontrollin e mafias”, ku gazetarja Eva Schiller thekson se aktiviteti i bandave shqiptare shtrihet në të gjithë Europën.
Në reportazh, ZDF përmes një droni të thjeshtë, ka arritur të zbuloj një plantacion të mbjell me hashash. Lokacioni i saktë dhe koha kur eshte filmuar nuk thuhen, por pamjet tregojnë një zonë të populluar me shtëpi dhe me një liqen aty pranë.
Gjithashtu, theksohet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës pasqyrohen nga ndërtimet e reja në vend dhe nga qarkullimi i makinave të shtrenjta.
Mazhoranca ka premtuar tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit, por raste të tilla tregojnë se premtimi nuk është mbajtur ende.
Momentin ku eshte filmuar hashashi e gjeni duke filluar nga minuta 5-57: