Flash News

KRYESORE

Video: Vllaznia rikthehet te fitorja, SOS për Flamurtarin

Video: Vllaznia rikthehet te fitorja, SOS për Flamurtarin

Vllaznia fiton daj Flamurtarit me rezultatin 1-3. Një transfertë e lehtë në letër për shkodranët, por e vështirë në fushë. Miqtë e nisën më mirë ndeshjen, pasi shënuan në minutën e 32'. Kruja mori një top të mirë brenda zonës dhe me portën e boshatisur arriti të dërgonte topin në rrjetë për 0-1.

https://streamable.com/iekb5

Sukaj ka rikthyer baraspeshën pak minuta më vonë pas një përgjumjeje të mbrojtjes shkodrane. Ribaj krosoi në zonë, Hoxhaj gjuajti me kokë dhe reagimi i Sherrit e çoi topin në këmbën e Sukajt. 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 1-1, por dalja me të kuqe e Deliajt në minutën e 44' ndryshoi takimin.

Shkodranët e shfrytëzuan mirë këtë fakt dhe morën fitoren në 45 minutat e dyta. Krymi arriti të shënonte me një skemë në minutën e 72', ndërsa Da Silva i vuri vulën në minutën e dytë shtesë për 1-3. Vllaznia mban vendin e dytë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Flamurtari në krizë totale me vetëm 3 pikë në 9 ndeshje.

Të fundit