Flash News

KRYESORE

Video: Vllaznia shkelmon Flamurtarin, Hygor realizon gol të çmendur

Video: Vllaznia shkelmon Flamurtarin, Hygor realizon gol të çmendur

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-0 Flamurtarin në ndeshjen e parë të vitit 2020. Një fitore pa shumë probleme e shkodranëve që dominuan gjithçka dhe dërguan dy herë topin në rrjetë.

Lika zhbllokoi rezultatin në minutën e 38' me një penallti. Ai dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Malota e fitoi 11 metërshin pas ndërhyrjes së gabuar të Muçollarit brenda zonës së rreptësisë.

Pjesa e dytë foli sërish për shkodranët. Goli i dytë u realizuar nga braziliani Hygor. Sulmuesi çmendi shikuesit me një supergol në minutën e 82'. Ai mori një top të mirë nga Gligorov dhe u kthye bukur me një roveshatë duke dërguar topin në rrjetë për 2-0. Shkodranët marrin frymë duke u larguar nga zona e ftohtë, ndërsa Flamurtari ka nxjerrë flamurin e bardhë prej kohësh.

https://streamable.com/w54po

Të fundit