Flash News

KRYESORE

Video/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, gafa e Sandër Lleshajt bën xhiron e rrjetit, ndërhyn direkt Ardi Veliu  

Video/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, gafa e Sandër Lleshajt

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka shkuar dje në  Shkodër pas atentatit ndaj dy vëllezërve Bilali në lagjen Kiras. Më herët në Shkodër mbërriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Nga atentati ndërruan jetë Astrit dhe Ibrahim Bilali. Viktimat janë vëllezër, ndërsa Astriti është babai i Asmer Bilalit, ish-boksieri i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shkodër.

Megjithatë, pas takimit, Lleshaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, konkretisht se shumë prej qytetarëve ndihen të pasigurt prej ngjarjeve kriminale në Shkodër.

“Përgjigja ime është se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurt...”, u shpreh ministri.

Pasi Lleshaj kërkon ndjesë, ndërhyn Veliu duke e korrigjuar.

Ndiqni videon:

Autorët lidhur me ngjarjen e rëndë ende nuk janë identifikuar, ndërsa postblloqe të shumta policia janë ngritur në pikat kryesore.

Asmer Bilali dyshohet se ka qenë shënjestra e vërtetë në ngjarjen e 1 shtatorit 2018-të, në Shkodër, ku u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku. Ai u arrestua më 6 shtator në kudër të një operacioni të Policisë së Shtetit, ku në pranga u vendosën edhe disa anëtarë të grupit ‘Bajri’. Në 2017-ën, Bilali u arrestua për plagosjen me armë zjarri të një 20 vjeçari.

Dy viktimat, Astrit dhe Ibrahim Bilali, rezultojnë të jenë arrestuar në korrik të 2016-ës për shkak se në banesat e tyre u gjetën municione armësh.

Të fundit