Flash News

KRYESORE

Video/ Vrau dy persona në ’99-ën, arrestohet 39-vjeçari në Pukë

Video/ Vrau dy persona në ’99-ën, arrestohet 39-vjeçari

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Pukës dhe forcat Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan një shtetas të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.

“Ndalimi i tij u bë pasi më datë 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 datë 07.11.2013 e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasja me paramendim" e "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"”, njofton policia.

Të fundit