Flash News

KRYESORE

Video/ Xhafaj për herë të fundit në zyrën e ministrit të Brendshëm, citon mesazhin e Ramës: Është lojë shahu

Video/ Xhafaj për herë të fundit në zyrën e ministrit

Pak pasi Presidenti Ilir Meta njoftoi vendimin për mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama u dërgoi një mesazh deputetëve socialistë ku i kërkonte që të mos komentonin vendimin në fjalë. Në mesazhin drejtuar deputetëve, Rama thoshte ndër të tjerash se ‘politika është shah’.

Pikërisht me këtë mesazh Fatmir Xhafaj ju drejtua gazetarëve ditën e sotme, teksa po shkonte në zyrë për herë të fundit si ministër.

“Lojë shahu është”, tha Xhafaj teksa nuk pranoi të bënte asnjë koment tjetër në lidhje me gjithë debatin e krijuar për mos dekretimin e pasardhësit të tij.

Të fundit