Flash News

KRYESORE

‘Video me zë e me figurë për Ramën’, gazetari Hoxha shkon në studio me video-kasetë

‘Video me zë e me figurë për Ramën’, gazetari

Një ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha përmes një statusi në ‘Facebook’  ka deklaruar se posedon një video për kryeministrin Rama.

Sot, i ftuar në “Opinion”, Hoxha ka komentuar deklaratën e tij të djeshme duke thënë se videoja është realizuar në fushatën e këtij viti. Ai u bënë thirrje politikanëve që të mos ulen në kafe me këdo që u siguron vota në fushatë.

Gazetari në studion e “Opinion” ka shkuar me një video-kasetë që sipas tij janë filmimet e fushatës së këtij viti.

“Te pjesa e videos, fushata e 2017 ka pasur një problematikë të madhe, ato takimet që kanë bërë, aty ku lejohej regjia, kamerat kanë transmetuar, por s’kemi parë pjesën tjetër, ato takime që kanë bërë me mbështetësit apo financuesit e fushatës.

Ne takime gjatë fushatës ka pasur siç në emisionin e kaluar na dolën disa foto, dhe bëmë një shpjegim, dhe gjatë fushatës, do bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë çdo personazh që mund t’u sigurojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmime, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur”

Të fundit