Flash News

KRYESORE

Video/ Zheji mbron gazetarët e huaj nga sulmet e Ramës: KM-ja është shumë rëndë

Video/ Zheji mbron gazetarët e huaj nga sulmet e Ramës: KM-ja

Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama nuk la pa kritikuar edhe gazetarët europian, që kanë mbuluar zhvillimet politike në vend. Deklarata e tij se “Eurokadrijtë nuk e dinë se ç’ndodh në Shqipëri”, është kritikuar nga analisti Artu Zheji në emisionin ‘360 gradë”. Ai e justifikon sulmin verbal të Ramës, dukë thënë se është shumë rëndë dhe se në fakt, pasqyrimet e tyre mediatike nuk e bëjnë vendin ‘pis’.

"Ky ishte një sinkron i sotshëm i Kryeministrit i cili bëri prapë një shpikje të re. Nuk dua t'ja nënvizojmë se ai merr zjarr dhe bën të tjera shpikje. Sot dëgjuam për herë të parë eurokadrinj.Kadrinjtë janë gazetarët që nuk i pëlqejnë Kryeministrit, si duket e urren emrin Kadri.Pasi më parë tha se këta janë dhe derra që rrinë nëpër studio shtrirë.Është një situatë shumë e rëndë, ai është rëndë. Kjo quhet eksitim verbal për të futur palët në përplasje. Por deri te eurokadrinjtë nuk kishim shkuar. Tani kadriizmi gazetaresk ka kaluar kufijtë e  Shqipërisë. E bukura është se thotë ju po baltosni Shqipërinë, po e bëni pis”, perfundoi Zheji

https://www.youtube.com/watch?v=pwJXKQ4wVMA

Të fundit