Flash News

KRYESORE

VIDEO: Zhgënjim nga Reali, ndalet nga Brugge në Champions

VIDEO: Zhgënjim nga Reali, ndalet nga Brugge në Champions

Real Madridi zhgënjen në Champions League duke barazuar 2-2 ndaj Club Brugge në Santiago Bernabeu. Vendasit qenë me fat madje, sepse përmbysën disavantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë me kapitenin legjendar Ramos.

Club Brugge i shtangu të gjithë duke shënuar golin e avantazhit pas 9 minutash lojë. Sulmuesi 21-vjecar Emmanuel Dennis realizoi nga brenda zonës. Reali nuk diti të reagojë dhe Dennis përfitoi nga hutimi i vendësve për të dyfishuar rezultatin. Nigeriani festoi golin si idhulli i madrilenëve, Cristiano Ronaldo, tashmë juventin.

Në minutën e 55’ erdhi goli i parë i vendasve nga Ramos. Spanjolli ka shënuar më shumë gola se çdo mbrojtës tjetër që nga viti 2003, gjithsej 7.

Casemiro shënoi golin e barazimit duke fituar një dyluftim ajror brenda zonës kundërshtare dhe kjo mjaftoi që Real Madridi të merrte një pikë ndaj belgëve.

Të fundit