Flash News

KRYESORE

Video/“Eri është në qiell, është në parajsë”, 'Stop' dedikim për gazetaren që vdiq në aksident

Video/“Eri është në qiell, është në

Emisioni “Stop”, minutat e kësaj të hëne ia dedikoi Erit, gazetares 24 –vjeçare e cila nuk jeton më.

Gazetarja e “Stop”, Erinolda Isufaj humbi tragjikisht jetën të shtunën në rrugën Lushnje – Berat, pasi një bllok mermeri u shkëput nga kamioni dhe ra në makinën ku udhëtonte e reja sëbashku me familjen e saj.

“I shprehim ngushëllime familjarëve të Erinoldës. Dua që nëpërmjet zërit tonë, madje vetë Eri po të ishte gjallë do ta thoshte këtë pjesë, sigurinë rrugore“, tha drejtuesi i “Stop”, Saimir Kodra.

Sëbashku me Gentin, ata shprehën mirënjohjen për gazetaren 24 –vjeçare, për kohën që ishte pjesë e stat të emisionit.

“Eri është në qiell, është në parajsë… Eri të kemi xhan”, tha Genti.

E duke marrë shkas nga kjo ngjarje tragjike, në hitparade e absurdit shqiptar, “Stop” solli disa raste, kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik në rrugë, për shkak të shkeljeve, që arrijnë deri në absurd.

Një kamion i ngarkuar me bar që lëviz lirisht në rrugë, një motor i ngarkuar mbi kamionçinë që qarkullon pa problem, e një motor Piaggio i ngarkuar në portobagazhin e një makine të vogël, ishin disa prej pamjeve të shfaqura.

 

Të fundit