Flash News

KRYESORE

Video+foto/ “Ditë historike për energjitikën”, Berisha jep lajmin: Hidrocentrali i Moglicës hap portat e shkarkimit

Video+foto/ “Ditë historike për energjitikën”,

Këtë të dielë, Hidrocentrali i Moglciës hapi për herë të parë, që nga nisja e ndërtimit, portat e shkarkimit të tuji. Diga e këtij hidrocentrali është një nga më të laratat në Europë, e cila arrinë lartësinë 175 metër. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili firmosi vite më parë marrëveshje me gjigantët norvegjes Statkraft, ka publikuar pamje nga hapja e portës shkaruese të digës së Moglicës, duke e quajtur “ditë historike në historikun e energjitikës shqiptare.

Sot një ditë e veçantë në historikun e energjitikës shqiptare. Hidrocentrali i Moglicës, i cili ka njërën nga dy digat e betonit më të larta të Europës, hapi hapi për herë të parë në një provë të suksesshme portat e liqenit të tij!

Miq, Kaskada e Devollit shënon investimin më të madh në energjitikën e vendit në 30 vitet e fundit. Punimet për këtë Kaskadë nga kompania norvegjeze Statkraft filluan në pranverën e vitit 2013.

Të nesërmen e inaugurimit të punimeve Edvin Kristaq Mashtrimi u deklaroi qytetarve të Gramshut se Berisha inauguroi gënjeshtrën e radhës. Por sot hidrocenralet e Banjës dhe Moglicës janë një realitet me vlerë tjetet të rëndësishme për energjitikën dhe ekonominë e Shqipërisë. Një mirënjohje për të gjithë ata vendas dhe të huaj që ideuan, projektuan, financuan dhe ndërtuan këtë kryevepër të re të energjitikës në Shqipëri”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=HMCc8oMkoZc&feature=share&fbclid=IwAR0xTS-H_oK-KIUJ2J5uYBfEfxGy0b8jFtPEgYX8SC6pRilSQk7_qCnlHyA

Të fundit