All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Videoja e Apple për rëndësinë e privatësisë së telefonit tuaj

Videoja e Apple për rëndësinë e privatësisë
All - Paragraf - 1

Një video nga Apple shtron çështjen se pse ju duhet të keni kujdes në lidhje me privatësinë në smartfonin tuaj. Në këtë video, Apple paraqet skenarë të ndryshëm ku njerëzit zakonisht duan privatësi: në shtëpi, në zyrë, ndërsa flasin me të tjerët, në makinë, madje edhe në tualet.

All - Paragraf - 3

 “Nëse privatësia ka rëndësi në jetën tuaj, duhet të ketë rëndësi edhe në telefonin me të cilin po kaloni jetën tuaj,”- thuhet në fund të videos.

Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë:

Apple ka një faqe të tërë në website e tij të dedikuar vetëm për privatësinë. Nga kodet e klientëve, tek fotot tuaja, në pyetjet që i bëni Sirit, tek Apple Pay, Apple thotë se “nuk i mbledh informacionet tuaja personale për t’ua shitur reklamuesve apo organizatave të tjera” dhe të gjitha të dhënat tuaja janë të sigurta larg nga marketuesit, palët e treta dhe madje edhe vetë Apple. Ai gjithashtu shpjegon se si zbaton privatësinë në çdo aplikacion të lejuar edhe në App Store.

Të fundit