Flash News

KRYESORE

Videoja e kryebashkiakut duke konsumuar drogë, gazetari Hoxha dëshmon në SPAK

Videoja e kryebashkiakut duke konsumuar drogë, gazetari Hoxha dëshmon

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) si pjesë e hetimeve për videon ku dyshohet se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka qenë duke konsumuar drogë, ka thirrur për të dëshmuar edhe gazetarin Artan Hoxha. Ky i fundit ishte njeriu i cili bëri publike videon, duke sjellë reagime të mëdha, e po ashtu duke shtyrë SPAK-un që të nisë hetimet.

Gjithashtu, Hoxha do të dëshmojë edhe për deklaratat që bëri ditën e djeshme, ku tha se për videon janë kërcënuar jetë dhe ku i kërkoi policisë që të jetë vigjilente për persona të caktuar.

Në deklarimet e tij, gazetari u shpreh se është i gatshëm të thotë përpara grupit të prokurorëve, gjithçka në lidhje me videon.

Opozita e bashkuar ka bërë thirrje që Alla të shkarkohet, ndërkohë që ky i fundit u shpreh se videoja është montazh dhe se ndaj tij është tentuar që të bëhet shantazh.

Të fundit