Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Videoja e Metës/ Gjekmarkaj: Po mbron Kushtetutën, ambasadorët nuk duhen konsideruar tabu
Analisti Agron Gjekmarkaj i shikon veprimet e presidentit Ilir Meta si një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën. Ai komentoi paralajmërimin e kreut të shtetit se ka një video, ku do të denoncohet një rast i dyshuar korrupsioni.
“Meta ka thënë se do të nxjerrë një video, pavarësisht se duket cinike, pasi vetë është gjykuar nga një video, por duhet thënë se një gjykatë shqiptare e ka shpallur atë të pafajshëm. Unë mendoj se presidenti po mbron Kushtetutën, me mënyrën se si ai është sjellë.
Nuk mendoj se është faji i Ilir Metës nëse këto degradojnë deri në atë pikë, sa dërgojnë një zonjë të nderuar dhe profesionale të betohet zgëqeve të Tiranës, ku mungon simboli i shtetit. Kjo mendoj se ka hyrë në historinë e shakave evropiane.”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Real Story” në News 24..
Ai komentoi edhe vendimin e presidentit për ta shpallur ambasadorin e OSBE-së, non-grata pasi u tregoi gishtin mesit banorëve të Astirit.
“Ilir Meta ka bërë aktin e duhur, Mbase jo totalisht, por pjesërisht ka bërë një akt të duhur. Ka bërë aktin e duhur, sepse ndonjëherë nuk duhet t’i konsiderojmë ambasadorët si tabu dhe si shenjtorë, por si njerëz të cilët jo gjithmonë sillen korrekt me institucionin që përfaqësojnë, duke marrë anësi në zhvillimet politike e frenetike shqiptare. “, tha ai.