Videoja më e dhimbshme e mbrëmjes, Coman dëmtohet frikshëm

Kjo mos i ndodhtë askujt! Mesfushori i Bayernit, Kingsley Coman, sot u desh të linte fushën e lojës mes dhimbjesh në ndeshjen kundër Tottenham-it, e vlefshme për Champions League.

Dihet se ai i ka këmbët prej xhami, një shprehje e tifozëve bavarezë pas shumë dëmtimesh që kampioni i botës ka pësuar. Francezi shënoi golin e parë të takimit në minutën e 14′, por në të 27′ u desh që ta zëvendësonte Muller.

Në përpjekje për të ndalur një top, Coman fatkeqësisht e vendosi këmbën keq në kontakt me tapetin e fushës. Stafi mjekësor zbriti në fushë menjëherë për ta ndihmuar.