Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Videoja/ Momenti kur dy adoleshentë qëllohen me armë pasi sulmuan policin izraelit me thikë
Dy adoleshentë u qëlluan me armë nga policia, pasi sulmuan me thikë një punonjës izraelit të policisë. Ngjarja ndodhi në "Qytetin e Vjetër" të Jerusalemit, i cili pretendohet si nga Izraeli, ashtu edhe nga Palestina si kryeqytet.
Situata ka qenë mjaft e tensionuar në këtë qytet të shenjtë, ndërkohë që episodi i fundit i dhunës është sulmi i adoleshentëve, e për pasojë njëri prej tyre humbi jetën.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur ata nxjerrin thikat e fshehura dhe i drejtohen policit duke e qëlluar atë. Punonjësit e tjerë të policisë reaguan menjëherë, duke i qëlluar me pistoletë, me adoleshentët që u shtrinë në tokë.