Flash News

KRYESORE

Videoja sensibilizuese dhe falënderuese, Rama e shpërndan nga "i panjohuri"

Një video sensibilizuese dhe falënderuese është shpërndarë në profilin e Facebook-ut të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Videoja ka në qendër një djalë të vogël, i cili me lojërat e tij formuese krijon qytetin e tij. Që shumë pak sekonda më vonë ja prish tërmeti.

Më pas, i përqafuar nën krahet e të atit, djali gjendet para qytetit të shkatërruar dhe fillon të shikojë dëmet e "qytetit të tij". Ai fillon i vetëm ta rindërtojë, por menjëherë aty shfaqet "dora e Kosovës" e Greqisë, e Turqisë dhe gjitha shteteve me radhë që i erdhën në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Nje video sesnibilizuese dhe falënderuese e ndërthurur me art që jep një mesazh shumë të fortë dhe vë në krye të listës si shtetin që falënderon më shumë: Kosovën.

Videoja i është dërguar Ramës, i cili ka ndarë me shqiptarët bashkangjitur me një tekst:

Me një falënderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua🤗

Përshëndetje z. Edi Rama!

Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social.

Faleminderit!

Të fundit