Flash News

KRYESORE

Videoja shokuese me të burgosurit venezuelianë trondit botën

Një video ku tregohen abuzimet dhe torturat ndaj të burgosurve të cilët janë kundër regjimit të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro ka shokuar botën. Pamjet tregojnë keqtrajtime çnjerëzore në burgjet te tejmbushura nga ana e forcave të sigurisë.

Me dhjetëra persona janë të shtrirë lakuriq në qeli, ngjitur me njëri – tjetrin, ndërkohë që policët i godasin me shkopinj. Ish kryeparlamentari i PE-së, Antionio Tajani, ka ndarë me ndjekësit e tij këto pamje shokuese, ndërsa kërkoi reagim ndërkombëtar ndaj regjimit venezuelas.

Ndërkohë, hetuesit vendas lajmëruan se kanë nisur hetimet për dhunën mizore, që përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Të fundit