All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Video/'Lajmëroni ambulancën', motra e Arielës bërtet me të madhe

All - Paragraf - 1

Studentja shoqërohej nga motra dhe kushërira Ariela Murati ishte në shoqërinë e motrës së saj dhe të kushërirës në momentin kur ka hasur në rrugë 23-vjeçarin, Aldison Belulajn, përpara Universitetit të Mjekësisë.

All - Paragraf - 3

Ai i ka kërkuar studentes së juridikut të ndalojë pasi kishte diçka për të sqaruar. 21-vjeçarja ka pranuar dhe është ndarë për pak çaste nga motra dhe kushërira. Ajo ka biseduar për dy minuta me Belulajn. Në debat e sipër, pasi i ka kërkuar llogari se pse ajo nuk pranonte të lidhej me të, studenti i Infermierisë e ka qëlluar të renë me dy plumba, duke i shkaktuar vdekjen.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohet motra dhe kushërira të cilat qajnë me të madhe dhe thërrasin për ambulancën për t'i dhënë ndihmën e parë të resë e cila ndodhej e shtrirë dhe e gjakosur në trotuar. Pas krimit, Aldison Belulaj ka qëlluar veten me pistoletë në kokë duke tentuar të vrasë veten. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në QSUT.

  

Të fundit