Flash News

KRYESORE

Video/Lulishtja ngjitur me policinë Bashkiake pas zgjedhjeve kthehet në shesh ndërtimi

Video/Lulishtja ngjitur me policinë Bashkiake pas zgjedhjeve kthehet

 

“Nisma Thurje” ka publikuar një video në të cilën shihet sesi punonjësit e bashkisë kanë filluar të heqin pemët e parkut i cili ndodhet ngjitur me Policinë Bashkiake.

Sipas tyre në këtë lulishte kanë planifikuar të ndërtojnë një kompleks 100.000 m2 ndërtim. Denoncimi ka ardhur nga Albi Dine i cili tregon dhe pronarin e këtij kompleksi.

Statusi i plotë:

“Kjo eshte lulishtja ngjitur me policinë Bashkiake. Sot bashkia erdhi dhe shkuli gjithe pemët sepse në këtë lulishte kanë planifikuar të ndërtojnë një kompleks 100.000 m2 ndërtim.

Firma ndërtuese do të jetë Arlis Ndërtim e Besnik Sulajt, pronarit të Taiëan dhe Armos. Lejet janë dhënë, por ndërtimi do te fillojë mbas zgjedhjeve. Ka vetëm nje menyre se si kjo hapsirë mund të shpëtohet: revolta e banorëve. Nëse heshtim, ta gëzojmë betonin”

 

Të fundit