Flash News

KRYESORE

Video/Na ishte një herë Elisa, që sëmurej për çadrat

Video/Na ishte një herë Elisa, që sëmurej për

Elisa Spiropali, me anë të një statusi në Facebook, ka demonizuar sot çadrën e protestës opozitare. Sipas politikanes së re socialiste, çadra është me radhë: e errët, frikë, kaos, parazitizëm, injorancë, padrejtësi etj. A mund të thuhet se edhe zonja Spiropali ka qenë të gjitha këto gjëra edhe vetë, para 7 vitesh, kur ajo ishte greviste urie në një çadër, në të njëjtin vend. Pse atëherë ishte 'kauzë' ngritja e një çadre e tani është ogur i zi? Pse politikanë të rinj vjetërohen kaq shpejt, duke përsëritur ata që vetë thonin se ishin problemi dikur? Këto janë pyetjet e Politiko.al për të, ndërkohë që më poshtë është statusi i saj në FB, dhe një video e para 7 viteve kur ajo përcillej nga çadra në spital me autoambulancë. Shërim të shpejtë, Elisa!

https://youtu.be/cYlRJuGAvEE

Elisa Spiropali:

"Shqipërisë i duhet të zgjedhë mes mbetjes përgjithmonë në çadrën e errët ose daljes në dritën e shfrytëzimit të mundësive historike për përparim dhe zhvillim. Çadra është frika nga Rendi. Çadra është kaosi. Çadra është parazitizmi që refuzon konkurencën, injoranca që nuk do sfidën, asfiksia që nuk pëlqen ajrimin, nepotizmi dhe klani që refuzon meritën, padrejtësia që pret shenjtnimin, çadra është Shqipëria që endet në humnerat e vetvrasjes pa e ditur se ka një rrugë shpëtimi.

18 qershori vulos fatin e Shqipërisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa. Shqipëria do bëhet. Edhe për inat të çadrës ogurzezë."

 

 

Të fundit