Flash News

KRYESORE

Video/Naftëtarët përplasen me deputetin e PS para Ministrisë: Je hajdut, na ke mashtruar

Video/Naftëtarët përplasen me deputetin e PS para

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit kanë mbërritur në Tiranë dhe po protestojnë përpara Ministrisë së Energjisë për shkak se kanë disa muaj pa marrë pagat. Kryeministri Edi Rama u premtoi kohë më parë se të gjithë naftëtarët do të merrnin rrogën që u takon, por ky premtim nuk u mbajt.

Përpara ministrisë, ata janë përplasur edhe me deputetin e PS-së në qarkun e Fierit, Ismet Beqirajn, të cilin e kanë quajtur hajdut dhe mashtrues. Debati mes tyre ka zgjatur për disa minuta.

Ndërkohë, brenda ministrisë ka nisur takimi midis ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj me gjashtë përfaqësues të naftëtarëve. 

 

 

Të fundit