Flash News

KRYESORE

Video/Nga vallja në valle, Meta kërcen edhe te bektashinjtë bashkë me biznesmenin e njohur

Video/Nga vallja në valle, Meta kërcen edhe te bektashinjtë

Disa ditë pasi i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit ortodoks grek Anastasios Janullatos, presidenti Ilir Meta ishte i ftuar në darkën që shtroi Kryegjyshata e Bektashinjve me rastin e Vitit të Ri dhe nuk nguroi t’ia merrte valles me të pranishmit.

Kryegjyshata e Bektashinjve organizoi një darkë me rastin e festave të fundvitit, ku të pranishëm ishim përfaqësues të politikës, medias, por edhe nga fusha të tjera.

Meta ia kishte dhënë dorën në valle biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliu, që njihet si një mik i tiji i ngushtë.

Më herët gjatë ditës, Meta ishte futur në valle edhe gjatë një vizite që i bëri një azili të moshuarish në Kavajë.

 

Të fundit