Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Videot tronditëse të dhunës seksuale ndaj një fëmije: ALO 116111 dhe Krimi Kibernetik identifikojnë abuzuesit dhe poseduesin!
Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116111 dhe ekspertët e policisë identifikojnë pjesëtarët e rrjetit të pedofilisë, tashmë të arrestuar.
Pas një raportimi anonim mbi një video me përmbajtje pornografike me të mitur, në bashkëpunim me sektorin e Krimit Kibernetik pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nisën hetimet mbi identifikimin e posueduesit të këtij materiali dhe viktimës së saj.
Materiali video i cili ishte publikuar në një prej platformave sociale në internet, përmbante dhunën seksuale të ushtruar ndaj një fëmije.
Ekspertët e ALO 116111 dhe ata të Policisë, arritën të bllokojnë menjëherë publikimet dhe shpërndarjen e këtij materiali, dhe nisën njëkohësisht hetimet për të identifikuar abuzuesit, si dhe arritën të identifikojnë fillimisht viktimën e dhunës seksuale të shfaqur në video dhe më pas edhe abuzuesit dhe poseduesin e saj.
Informacioni i mbledhur së bashku me specialistë të fushës së krimeve kibernetike, iu përcoll organeve ligjzbatuese në Shqipëri, të cilat vijuan hetimet e tyre për të arritur deri në arrestimin e të gjithë personave dhe parandalimin e vijimësisë së këtij krimi.
Që prej muajit mars 2020 deri më tani pranë ALO 116, janë raportuar mbi 80 materiale me përmbajtje pornografike me të mitur, ku menjëherë pas verifikimeve nga Policia e Shtetit është konstatuar se këta fëmijë nuk janë shqiptarë, por materialet janë aksesuar nga fëmijët shqiptarë.
Të gjitha këto materiale, janë raportuar pranë institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri dhe tashmë janë bllokuar.
ALO 116111, tërheq vëmendjen e të gjithë qytetarëve dhe opinionit publik, që të raportojnë menjëherë pranë numrit 116 111, çdo material i cili ka përmbajtje pornografike me të mitur, apo edhe çdo lloj dhune dhe abuzimi me fëmijët.
ALO 116111, është një shërbim 24 orë çdo ditë të javës dhe pa pagesë dhe i mundëson të gjithë fëmijëve, prindërve, komunitetit që të arrijnë të shprehin të gjitha shqetësimet e tyre dhe të gjejnë jo vetëm këshillim, por edhe mbrojtje në rastet e cënimit të të drejtave të fëmijëve.