Flash News

KRYESORE

Vidhet gjatë natës kasaforta e Drejtorisë së Patentave në Tiranë, detajet e para  

Vidhet gjatë natës kasaforta e Drejtorisë së Patentave

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor në Kashar ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës së mbrëmshme.

Nga të dhënat paraprake, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e këtij institucioni dhe kanë vjedhur kasafortën e Drejtorisë së Patentave në Tiranë.

Ka qenë sanitarja e drejtorisë ajo që ka konstatuar fillimisht vjedhjen dhe më pas ka njoftuar autoritetet.

Ende nuk dihet shuma që ndodhej në kasafortën e vjedhur.

Të fundit