Flash News

KRYESORE

Vidhet për herë të 17-të biznesi në Sarandë

Vidhet për herë të 17-të biznesi në Sarandë

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një rast tjetër vjedhjeje në qytetin e Sarandës. Vjedhja ka ndodhur në një biznes fruta-perimesh në lagjen nr 4.

Sipas pronarit të biznesit, ky është rasti i shtatëmbëdhjetë që ai bie pre e hajdutëve. Vetëm disa jave më pare ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutët, të cilet kishin arritur të merrnin vetëm disa thas me patate dhe domate, raporton Sarandaweb.

Gjatë vjedhjes së natës së kaluar hajdutët kanë marrë rreth 400 mijë lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike. Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro.

Policia ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit të rastit të vjedhjes.

Të fundit