Flash News

KRYESORE

Vidhini stilin dhe kopjojini mjekrën

Maluma, nëse ende nuk e dini, është një nga artistët më seksi në muzikën latine për momentin. Që nga koha kur e kemi njohur atë, flokët "e padisiplinuara" të Malumës kanë ndryshuar vazhdimisht.

Por nëse modelet e flokëve i ka ndryshuar shpesh, një gjë që është gjithmonë e njëjtë në fytyrën e tij është: mjekra.

Provoni "ombre"

Nuk është vetëm për femrat si trend. "Highlights" ishte shumë në modë, sidomos vitin e shkuar dhe Maluma nuk mund të rrinte pa provuar dhe këtë stil. Një këshillë e vlefshme për çdo mashkull që ndjek këto trende.

Kapini kur i keni të gjata

Në MTV Music Aëards, Maluma i kishte kapur flokët, duke i tërhequr mbrapa. Nëse doni që t`ju shkëlqejnë, mund të përdorni dhe ndonjë xhel për flokët, që pamja të duket më e kuruar.

Rrezikoni por ndiqni dhe këshillën e Brad Pitt

Maluma provon gjëra të reja gjatë gjithë kohës. Rasti në fjalë: Ky model dhe këto gërvishtjet e maces. (Jo të gjithë mund të bëjnë gërvishtjet e maceve.) Por do të vëreni se një gjë që zakonisht Maluma e mban është prerja e mjekrës së tij. Thuajse e njëjtë gjithmonë.  Ky është një lloj mashtrimi në fakt sepse sipas "këshillës" së Brad Pitt, nëse ju dëshironi të eksperimentoni duhet ta bëni vetëm me njërën, flokët ose mjekrën, por jo të dyja. Sepse njerëzit do shpërqendrohen dhe nuk do mësohen dot me pamjet tuaj të  ndryshme, herë pas here.

Mbajini lart dhe jepuni shkëlqim

Shumë meshkuj i mbajnë flokët kështu dhe është dhe lehtësisht e realizueshme. Ju mjafton një xhel flokësh. Shkëlqimi i lartë i flokëve, ju ndihmon gjithashtu të tërhiqni vëmendje.

Përcaktoni modelin tuaj

Përcaktoni modelin që ju pëlqen dhe luani sipas mënyrës së rritjes së flokëve. Luani gjithashtu edhe me gjeometrinë dhe balancën e strukturës së flokëve.

Të fundit