Flash News

KRYESORE

Vidhnin makina dhe i shisnin për skrap, arrestohen katër persona

Vidhnin makina dhe i shisnin për skrap, arrestohen katër persona

Policia e Tiranës ka arrestuar katwr persona në kuadër të një operacioni të koduar “Skrapi”. Sipas policisë, të arrestuarit vidhnin automjeteve duke i çuar për shitje në pikat e skrapit.

Në pranga përfundua shtetasit Mariglen Deva, 23 vjeç, Denis Baroka, 29 vjeç, dhe Bledar Gjoka, 38 vjeçar, banues në Fushë Krujë, si dhe Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: B. Sh., 54 vjeç, dhe A. H., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Sipas policisë, shtetasi Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”. Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasmë dhe duke bërë zëvendësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit. Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H,  përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një kaçavidë,

– Një palë doreza,

– Një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz”,

– Pesë aparate telefonik të markave të ndryshme

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

– Katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy amplifikator automjeti të markës “BMW”,

– Një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “BMW”,

– Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volkswagen”.

 

Të fundit